Telegrafi

Bashkëshortja e Elinelit ndalohet me veturë nga policia, reperi bën shaka duke e xhiruar nga larg

Foto: Elinel/Instagram

Reperi i njohur Elinel së fundmi publikoi bashkëpunimin e tij më të ri me MC Kreshën, këngën e titulluar “Për familje”.

Ky bashkëpunim i tyre është pritur mirë nga fansat e të dyve, ndërsa është çmuar shumë tema të cilën e trajton kjo këngë.

Lexo po ashtu "Për familje", Elinel dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin e ri

Elinel ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë vitit me projekte muzikore, ndërsa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Të shumta janë rastet kur reperi ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, e ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë me familje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku ka treguar se si bashkëshortja e tij, Klementina, është ndaluar nga policia gjatë ngasjes me veturë.

Foto: Elinel/InstaStory

Ai ka shkruar me shaka në mbishkrimin e imazheve se gruaja e tij është gangstere, dhe se arsyeja se pse ka shpëtuar nga dënimi prej policisë, ka qenë fakti se ajo është bashkëshortja e një reperi si Elinel.

“Shpëton se je gruaja e Elinelit normal…thuaj Ellit kënga ‘Për familje’ shumë e fortë”, ka shkruar me shaka reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Elinel/InstaStory

Nga pamjet e shfaqura, duket se kjo ndalesë nga policët asaj i është bërë në rrugën B në kryeqytet, shumë pranë apartamentit të çiftit. /Telegrafi/

Elinel dhe bashkëshortja e tij (Foto: Elinel/Instagram)