Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, “Valle”.
Kënga e cila ka në vetvete të gërshetuara disa elemente tradicionale, është punuar nga Alau dhe EliWtf të njohur si TrapHouseMob, që janë producentët e këngës “Dior” nga Pop Smoke.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, ndërsa ka marrë një mbështetje të madhe edhe nga figurat publike.
Bashkëshorti i Fjolla Morinës, afaristi Fisnik Syla publikoi në InstaStory një video të këngës së re të Kapos, duek e përgëzuar për publikimin e këtij projekti.
“Vëllai im Capital T është duke ardhur me një hit të ri, ‘Valle'”, ka shkruar Syla në InstaStory.
E me të parë suportin e këtij të fundit, edhe vet rap-artisti vendosi ta rishpërndajë këtë postim në InsatStory.
Kujtojmë që familja e Fisnikut erdhi edhe një herë në vëmendjen e mediave këto ditë pasi këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi dhe iu hodh poshtë mundësia e ekstradimit në Shqipëri. /Telegrafi/