Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, sot ka mbushur plot 38-vite.
Artistja, e cila numëron role e paraqitje të shumta televizive, pranoi urime të ndryshme nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Biondja mori një dedikim të veçantë edhe nga partneri i saj, Adonis Morina, me të cilin është e martuar që disa vite.
Ky i fundit zgjodhi një fotografi të përbashkët, me anë të së cilës tregon se ndihet i lumtur që ka përkrah një bashkëshorte të tillë.
“Shumë urimë për dashurinë e jetës sime, për mbretëreshën time. Çdo moment me ty është magjik. Ju jeni partnerja më e mirë, nëna më e mirë. Një femër model, një heroinë dhe një inspirim. Të dua, jam shumë krenare me ty”, ka shkruar ai.
Ndërkohë në një fotografi të ndarë në InstaStory, Adonisi shkroi: “shpirt edhe 38 vite të mbaj në krahë e më tutje mbahemi te njëri-tjetri”.
Çifti tashmë janë prindër të një vajze të quajtur, Kaia, kurse Teuta ka edhe një vajzë nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/