Telegrafi

Bashkëshorti i Diellza Kolgecit me urim të përzemërt në ditëlindjen e saj: Unë dhe Helena të duam shumë, qofshim gjithmonë të lumtur bashkë

Foto: Fisnik Rugova/Instagram

Bukuroshja Diellza Kolgeci ka festuar të enjten ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Diellza Kolgeci (Foto: Endrit Hoti)

Por një nga urimet më të veçanta, ajo e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, Fisnik Rugova.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai publikoi një portret familjar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej krah Diellzës dhe vajzës së tyre, Helena Rela, teksa në mbishkrimin e saj nuk i kursente urimet më të mira për dashurinë e jetës së tij.

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime. Une dhe Helena të duam pafund, qofshim gjithmonë të lumtur bashkë”, kanë qenë fjalët e basketbollistit Rugova në Instagram.

Ndërkohë, në hapësirën për komente pati shumë urime edhe nga ndjekësit e Fisnikut, duke iu uruar një jetë të bukur familjare çiftit bashkë me vajzën e tyre. /Telegrafi/