Bukuroshja Diellza Kolgeci ka festuar të enjten ditëlindjen e saj të 42-të.
Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por një nga urimet më të veçanta, ajo e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, Fisnik Rugova.
Ai publikoi një portret familjar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej krah Diellzës dhe vajzës së tyre, Helena Rela, teksa në mbishkrimin e saj nuk i kursente urimet më të mira për dashurinë e jetës së tij.
“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime. Une dhe Helena të duam pafund, qofshim gjithmonë të lumtur bashkë”, kanë qenë fjalët e basketbollistit Rugova në Instagram.
Ndërkohë, në hapësirën për komente pati shumë urime edhe nga ndjekësit e Fisnikut, duke iu uruar një jetë të bukur familjare çiftit bashkë me vajzën e tyre. /Telegrafi/