Një person është arrestuar pasi që në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tij.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, në rrugën “Astrit Rrushi”, në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/