Telegrafi

Çifti që rrihej në pistë, vonoi aeroplanin për gjysmë ore (Video)

Në Huanqiu të Kinës, aeroplani i mbushur me udhëtarë ishte gati të nisej, por u pengua nga bashkëshortët që rriheshin, në vend se të hynin brenda për të udhëtuar.

Për gjysmë ore, është pritur që ata të përfundojnë, derisa kryesuesi i fluturimit ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit dhe iu ka ndualuar hyrjen në bord, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon disa pjesë nga përleshja e dhunshme, që si motiv ka shkurorëzimin e tyre.

Mësohet se fluturimi është kryer , ndërsa ata janë dërguar në mbajtje dhe iu është caktuar një datë tjetër për udhëtim. /Telegrafi/