Telegrafi

Bashkëshortet më atraktive të politikanëve shqiptarë (Foto)

Ato marrin vëmendje shpesh për shkak të bashkëshortëve të tyre, mirëpo duken bukur dhe tërheqëse në çdo paraqitje.

Bashkëshortet e shumë prej politikanëve shqiptarë, janë bërë tashmë të njohura për publikun.

Shumë prej tyre kujdesen që në çdo paraqitje pranë burrit të duken elegante, duke qenë edhe se janë “krahu i djathtë” për ta.

Lexo po ashtu Dukja e politikanëve shqiptarë nëpër dasma (Foto)

Përderisa bashkëshortët e tyre merren me politikë, në të shumtën e rasteve ato kanë tjetër drejtim.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga bashkëshortet më atraktive të politikanëve të njohur shqiptarë.

Lola Haradinaj

Është bashkëshortja e deputetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinajt, njëherësh edhe motra e spikeres Anita Muçaj-Haradinaj. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, dhe është pa dyshim njëra ndër gratë më atraktive të politikanëve shqiptarë. Duket bukur në çdo paraqitje të saj.

Violeta Veseli

Është e njohur si bashkëshortja e kryeparlamentarit Kadri Veseli, por me profesion është profesoreshë e gjuhës gjermane. Violeta Veseli duket gjithnjë elegante dhe me stil pranë bashkëshortit. Çdo paraqitje e saj bëhet në hap me trendet e fundit, këshilluar nga stilistët më të mirë vendor, veçmas nga Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila mbetet e preferuara e saj.

Anita Haradinaj

Edhe bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, spkierja e njohur e lajmeve në RTK, Anita Muçaj-Haradinaj është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj me stil. Ndonëse e shohim çdo natë në ekran me veshje më zyrtare’, Anita shpesh di të dalë edhe jashtë kornizave gri kur bëhet fjalë për paraqitjet jashtë ekranit.

Arlinda Limaj

Gruaja e deputetit nga radhët e NISMA-s, Fatmir Limajt, Arlinda Balaj-Limaj ka rënë shpesh në sy për paraqitjet e saj. Ajo ka qenë shpesh herë pranë bashkëshortit në mbështetje të tij, në fushata apo angazhime të ndryshme politike, nga ku nuk zhgënjeu asnjëherë me dukjen e saj.

Shqipe Selimi

Edhe bashkëshortja e deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit jo pak herë është spikatur në media. Ish-ushtarja e UÇK-së, Shqipe Selimi duket mjaft atraktive në daljet e saj me bashkëshortin. Ata kanë së bashku dy fëmijë, gjersa vetëm pak ditë më parë festuan 12 vjetorin e martesës.

Vitore Stavileci

Ish-ministri i zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci shpesh është bërë temë e mediave rozë për paraqitjet e tij me stil. Por, jo më pak vëmendje ka rrëmbyer edhe bashkëshortja e tij, Vitore Stavileci, e cila është shfaqur gjithnjë e bukur dhe tërheqëse në fotografitë që publikon në rrjetet sociale. Çifti kanë disa vite të martuar së bashku. /Telegrafi/