Site icon Telegrafi

Bashkëpunoi me mafinë, arrestohet ish-futbollisti i famshëm turk

Ka plasur një skandal në botën e futbollit turk.

Policia ka arrestuar ish-futbollisti i famshëm i Galatasarayt dhe kombëtares turke Tanju Colak.

E gjithë kjo pasi që 53-vjeçari raportohet ka bashkëpunuar vitet e fundit me mafian turke, transmeton Telegrafi.

Ish-bashklojtari i futbollistit shqiptar, Rafet Prekazit i është caktuar 30 ditë burgim dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

Ndryshe, Colak ka pasur 296 paraqitje për skuadrat turke dhe ka shënuar 257 gola ndërsa për kombëtaren ka luajtur 31 ndeshje, ku ka realizuar nëntë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version