Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, tashmë po korrë suksese të mëdha në muzikë përfshirë këtu albumin e saj të fundit të quajtur, “Better Mistakes”.
Krahas projekteve muzikore, ajo së fundmi tregon se ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha.
Në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram, krijuesja e “Sacrifice” tregon se ka realizuar një fotosesion me fotografen gjermane, Ellen von Unwerth.
“Të punoja me Ellen von Unwerth ishte një nga ëndrrat e mia më të mëdha derisa po rritesha. Mbaj mend kur shikoja fotografitë e saj në internet dhe befasohesha gjithnjë”.
“Puna e saj me Rihannan janë disa nga fotot më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë. Faleminderit shumë Ellen që më keni fotografuar, më frymëzove dhe ishe absolutisht e mahnitshme. Shpresoj se ju e doni atë që kemi realizuar aq sa unë”, ka thënë ajo.
Bebe duket e mrekullueshme në pozat e ndryshme që ka marrë, ndërsa shfaqet me flokë të kuqe.
Rexha zbuloi pak më parë se është në xhirimet e klipit të radhës, i cili do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/