Telegrafi

Bashkëpunimi i ri i Rita Orës promovohet në “Times Square”, në New York

Foto: Rita Ora/Instagram/Getty Images/Guliver

Tashmë nuk janë të paktë emrat shqiptarë që po promovohen në ‘billboard’-et e New Yorkut.

Nominimet për “Grammy” të Dua Lipës dhe Bebe Rexhës u shfaqën gjatë muajit mars në “Times Square”, ndërsa javën e kaluar nuk mungoi edhe promovimi i këngës së re të shqiptares, Ava Max.

Lexo po ashtu Pas Dua Lipës, Rita Orës e Bebe Rexhës, edhe shqiptarja Ava Max promovohet në "Times Square" të New Yorkut

E së fundmi, një nga ‘billboard’-et më të mëdha të “Times Square”, ka prezantuar edhe bashkëpunimin më të ri të këngëtares tjetër të famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora.

Bëhet fjalë për këngën “R.I.P” të publikuar të premten, të cilën Rita e këndon në bashkëpunim me këngëtaret e famshme Anitta dhe Sofia Reyes.

Kjo këngë e shoqëruar bashkë me klip ka rrëmbyer menjëherë zemrat e dëgjuesve, teksa në vetëm gjysmë dite pas publikimit ka kaluar milionëshin e parë të klikimeve në kanalin YouTube.

Ka qenë vet këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar në InstaStory ”billboard’-in që promovon këngën e tyre të re në New York, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Vajzat në Times Square”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita përndryshe ndodhet në Japoni, ku është duke realizuar turneun e saj të koncerteve, në promovim të albumit të saj më të ri “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Randy Shropshire/Getty Images/Guliver)