Site icon Telegrafi

Bashkëpunimi i parë mes Yll Limanit dhe Ledri Vulës – dalin pamjet e para nga klipi i shumëpritur

Dy artistët e njohur të estradës shqiptare, Yll Limani dhe Ledri Vula ditë më parë paralajmëruar se janë në përgatitje të një bashkëpunimi.

Projekti i ardhshëm i dyshes mban titullin “Tonat” dhe do të jetë i shoqëruar edhe me videoklip.

Telegrafi ka siguruar pamje nga shesh-xhirimi i klipit, që mendohet se do të kthehet në një hit veror.

Foto: Instagram

Ndërsa, deri më tani dyshja nuk kanë dhënë më shumë detaje dhe një datë të saktë të lansimit të këtij projekti.

Njëherësh ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë teksa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur artistët që njihen për projekte që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Foto: Telegrafi

Kujtojmë që të dy aktualisht po shijojnë suksese me duetet e fundit, Ylli me këngën “Alkool” që e solli me Noizyn.

Teksa, Ledri pak ditë më parë ka publikuar këngën e re me Melindën “A m’ke dasht”.

Ndërkaq, përveç projekteve muzikore të dy mbesin të angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version