Telegrafi

Bashkëpunimi Messi-Fati, ia siguron Barcelonës tri pikë të reja

Barcelona vs Levante (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Levantes në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Skuadra katalunase e filloi mjaftë furishëm takimin, duke shënuar dy gola për një minutë.

Ishte Ansu Fati, ai që i shënoi të dy golat e takimit, derisa u asistua të dyja herët nga Lionel Messi.

Barcelona vs Levante (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Talenti i Barcelonës fillimisht e shënoi golin e parë në minutën e 30-të, e që argjentinasi ishte në rolin e asistuesit.

Më pas, Fati (31’) arriti ta realizonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytin për Blaugranasit, gjersa 32-vjeçari ishte sërish asistues.

Pjesa e dytë kishte disa shanse të mira për shënim, por që Antoine Griezmann dhe Messi nuk ia dolën t’i konvertonin në gola.

Levante arriti të ngushtoi rezultatin me anë të Ruben Rochina (90+1), por që nuk arritën të shmangnin humbjen.

Barcelona vs Levante (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona vazhdon të jetë në vendin e dytë me 46 pikë, tri më pak se Real Madridi që është lider.

Në xhiron e 23-të, kampioni në fuqi i La Liga-s do të përballet me Real Betisin, por fillimisht do të luajë me Athletic Bilbaon në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/