Site icon Telegrafi

Bashkëpunimi mes Neymar dhe Messit, e lë Mbappen të acaruar në fushë – francezi ngriti dorën dhe ndaloi së vrapuari si shenjë proteste

Paris Saint-Germain fitore 5-2 ndaj Montpellier në kuadër të javës së dytë në Ligue 1, por kishte një pknaqësi të madhe mes yjeve të skuadrës dhe kamerat e kanë kapur momentin.

Duket se Kylian Mbappe do të ketë probleme të mëdha me Neymarin, e që braziliani mbështetet edhe nga Lionel Messi.

Kur PSG ishte duke fituar 2-0, sulmuesi francez po e priste një pasim nga braziliani, por që një gjë e tillë nuk ndodhi.

Lexo po ashtu PSG fiton me rezultat të thellë ndaj Montpellier - Sanches debuton me gol

Neymar më pas ndërveproi me Messin dhe me bashkëlojtarët e tjerë, por që duket se nuk i pëlqen më ta lidh lojën me Mbappen.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën u pa duke shprehur acarimin e tij ndaj brazilianit, duke ngritur dorën dhe më pas duke ndalur vrapimin drejt portës kundërshtare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version