Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka folur sot edhe rreth bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në tetor, në komunat me shumicë serbe.
Mjekiqi në një konferencë për media tha se për bashkëpunimin me LVV në komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale vendosin degët e LDK-së në ato komuna.
“Qëndrimi jonë si LDK është që këto vendime të merren nga degët në komuna, si për shumë çështje. Nëse degët, kryetarët, udhëheqësia e kryesia konsiderojnë se një gjë është me rëndësi ne si kryesi qendrore do ta mbështesim një vendim të tillë”, tha ajo. /Telegrafi/