Këngëtarja Fjolla Morina ditë më parë njoftoi fansat se pas një pauze të gjatë po rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Kënga e reja e saj do të jetë në bashkëpunim me reperin e njohur, Nushi dhe do të jetë e realizuar edhe me klip.
Ndërkohë, së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Fjolla ka sjell një pjesë të shkurtër të këngës, ndërsa ka njoftuar se do të lasohet nesër (e diel).
“Nesër, ora 17:00”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e postimit që u pasua nga komentet e fansave të saj.
Në pamjet e para të publikuara nga klipi dhe prapaskenat, kënëgtarja shfaqet me një paraqitje tejet joshëse duke vënë në fokus linjat joshëse.
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Fjollës mban titullin “Kape” e lansuar në shtator të vitit 2022.
Ndryshe, sa i përket jetës private Fjolla kohë më parë i dha fund martesës me Fisnik Sylën, teksa është nënë e dy vajzave. /Telegrafi/