Bashkëpunimeve të shumta muzikore këtë verë, do t’i shtohet edhe një nga dy reperë të njohur.
Bëhet fjalë për reperin pejan Asdren Gjikolli dhe emrin e njohur të rep skenës, Mc Kresha, transmeton Telegrafi.
Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt së bashku, për të cilin kanë filluar punën dhe shumë shpejt do të jetë gati për publikim.
Ndryshe, rep artisti i njohur më mirë si Gjiko, momentalisht po shijon suksesin e këngës së tij të fundit të titulluar “Si me def” , të cilën e solli të realizuar me videoklip.
Në anën tjetër Mc Kresha ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri, ai ka paralajmëruar se është duke punuar rreth albumit të ri që do ta publikoj së shpejti. /Telegrafi/