Site icon Telegrafi

Bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni – Bullgari për mbështetjen e afarizmit të komunitetit rom

Komuna e Koçanit dhe e Bllagoevgradit e kanë filluar zbatimin e projektit ”Qendra ndërkufitare për mbështetje të afarizmit rom”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, qëllimi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve të romëve nga të dyja komunat për të filluar afarizëm me qëllime të posaçme dhe të motivohen të rinjtë dhe gratë e komunitetit rom nga të dy komunat që tëfillojnë afarizëm të tyre përmes përdorimit të praktikave më të mira.

Me këtë rast do të formohen dy qendra ndërkufitare në Koçan dhe Bllagoevgrad, kurse aktivitet tjetër i projektit është trajnimi i 12 personave në Maqedoni dhe Bullgari./Telegrafi/

Exit mobile version