Site icon Telegrafi

Bashkëpunim mes komunave të Manastirit dhe Herceg Novi nga Mali i Zi

Sot në kuadër të manifestimit “Ditët e Mimozës” do të mbahen takime ndërmjet biznesmenëve nga Manastiri dhe Komuna Herceg Novi nga Mali i Zi, për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Malit të Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manifestimin e organizon ambasada e Malit të Zi në Maqedoni në bashkëpunim me Organizatën Turistike Kombëtare nga Mali i Zi si dhe me Komunën Herceg Novi.

Në kuadër të këtij manifestimi do të promovohen edhe potencialet turistike të Malit të Zi, ku gjithashtu do të shoqërohen me orkestrën e qytetit./Telegrafi/

Exit mobile version