Telegrafi

Bashkëpunim Lituani – Maqedoni për twinning projekte të BE-së

Institucione nga Lituania dhe Maqedonia kanë bashkëpunuar në tetë muajt e fundit në twinning projektin e BE-së „Bashkëpunimi i mëtutjeshëm për parandalimin dhe shuarjen efikase të mashtrimeve dhe parregullsive me fondet e BE-së”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëpunimi ka të bëjë me vlerësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të sistemit për luftë kundër parregullsisë dhe mashtrimit me fonde evropiane, përpunimin e doracakëve, organizimin e punëtorive për detektimin e mashtrimeve dhe parregullsive dhe zbatimin e trajnimeve për prokurorët në pjesën e detektimit dhe hetimit për mashtrime me fonde të BE-së./Telegrafi/