Site icon Telegrafi

Bashkëpunim bujqësor Maqedoni-Bullgari për prodhime organike

Dhjetë bujq të rajonit planor verilindor do të marrin pjesë në një turne dyditorë nëpër ferma për prodhime organike dhe ushqime dhe për blegtori në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky turne është pjesë e projektit ”Prodho organikisht – paketo ekologjikisht” që realizohet nga shoqata për zhvillim të qëndrueshëm”Egri” nga Kriva Pallanka, së bashku me shoqatën ”NIE” nga Bullgaria.

Projekti mbështetet nga IPA fondet e BE-së për bashkëpunim ndërkufitar. Bujqit do të kenë mundësi të formësojnë njohuritë e tyre për prodhimet organike, njohuri këto të përfituara në tre sesionet e mëhershme për certifikimin e prodhimeve organike./Telegrafi/

Exit mobile version