Komandant Agim Ramadani, i njohur me nofkën KATANA, mund të mos jetë fizikisht në mesin e familjarëve, miqve dhe popullit të Kosovës, por kujtimi për jetën e luftën e tij historike mbahet i gjallë, sidomos në mesin e miqve të tij.
Për këtë gjë është kujdesur më së shumti bashkëluftëtari i tij, Xhafer Gashi, i cili ka krijuar një ‘perandori’ me kujtime të Agim Ramadanit.
Një qendër rekreative në qytetin e Obiliqit mban emrin e komandant KATANA-së.
Një ndërtesë e mbushur me kujtime të tij, fotografi të luftës, të Koshares e të fëmijëve të tij, piktura, përplot buste e skulptura të tij.
Xhafer Gashi, që tash është Kryetar i Obiliqit, ruan me shumë dashuri flamurin dhe armën me të cilën luftoi Agimi.
Ai rrëfen për heroizmin e komandantit Agim Ramadani gjatë luftës dhe rënien e tij në Betejën e Koshares.