Granit Xhaka është kthyer në temë në Angli, pasi marrëdhëniet e tij me tifozët nuk janë më të mirat.
Ai gjatë zëvendësimit me Crystal Palace e hoqi fanellën, duke edhe i ofenduar tifozët që ishin duke e fishkëllyer.
Në lidhje me këtë ka folur bashkëlojtari i tij te Zvicra, Fabian Schar që luan te Newcastle. Ai i ka dal në mbrojtje Xhakës, duke thënë se është njeri fantastik.
“Kam luajtur me të për vite me radhë dhe e di çfarë personi është. Ai po bën gjithçka për Arsenalin, jo më kot u vendos kapiten i ekipit”.
“Jam i shokuar nga këto që kanë ndodhur së fundmi, pasi Xhaka është njeri fantastik dhe njerëzit nuk po e shohin këtë gjë”.
“Do ta takoj në Kombëtare pas disa javësh dhe do t’i jap një përqafim. Është e vështirë për një lojtar kur i ke kundër tifozët”, ka thënë Schar. /Telegrafi/