Telegrafi

Bashkëlojtarët tregojnë të fshehtat e Shkëlzen Gashit (Video)

Në fillim të sezonit Shkëlzen Gashi braktisi futbollin elitar në Evropë, për të kapërcyer oqeanin Atlantik dhe për të luajtur në futbollin amerikan.

Kuqeziu u transferua me bujë te Colorado Rapids në MLS, ku nuk i zhgënjeu pritshmëritë dhe u kthye menjëherë në protagonist.

Me dy golat e shënuar gjatë fundjavës së kaluar, mesfushori ofensiv konfirmoi se është një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës nga Denveri, ku është kthyer edhe në idhullin e tifozëve.

Lexo po ashtu Eksplodon Gashi me dy gola, mes tyre një supergol (Video)

Dhe që fansat ta njohin më mirë, jo vetëm për golat spektakolarë, por edhe në përditshmërinë e tij, skuadra e Colorados vendosi të rrëfejë zakonet dhe anët e panjohura të Shkëlzen Gashit, nëpërmjet shokëve të tij të ekipit.

Kevin Doyle

E pëlqen modën, gjithmonë vishet shumë bukur dhe jam xheloz për kontratën e tij me Louis Vitton.

Bobby Burling

Gashi ka një koleksion makinash në shtëpinë e tij dhe e ndihmova që ta përdorte patentën edhe këtu në Amerikë. Kemi diskutuar se çfarë makine dëshironte që të blinte këtu, por ai e ka një koleksion makinash luksoze në Zvicër.

Dillon Powers

Një zakon të çuditshëm që njerëzit nuk e njohin rreth Gashit, është që ai vendos gjithmonë akull në gju, diçka që askush tjetër në skuadër nuk e aplikon. Megjithatë, për Shkëlzenin ky ritual është mjaft i rëndësishëm.

Jared Watts

Është një profesionist i vërtetë dhe një lojtar i shkëlqyer. Por, e veçantë nga Gashi është që praktikon masazh për këmbët çdo ditë, para dhe pas stërvitjeve.

Marlon Hairston

Gashi e dashuron shkencën e futbollit, por seriozisht ai ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për skuadrën. Ai është një prej lojtarëve që ka më tepër eksperiencë dhe po paraqitet shumë mirë.