Një person është arrestuar pasi ka kryer veprën “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
Në raport të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në Gjakovë.
Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/