Një video e xhiruar me dron ka kapur momentin kur një tufë e madhe peshkaqenësh notojnë poshtë një grupi nxënësish shkolle.
Fotografi Sean Scott nuk u besoi syve kur pa grabitqarët aq pranë fëmijëve në plazhin australian Red Bluff.
“Kurrë nuk i kisha parë të notonin kaq pranë njerëzve. Kam përshtypjen se peshkaqenët u afruan shumë me bregun thjesht për të parë se çfarë bëhet dhe kur kuptuan se nuk ishte zinxhiri i tyre ushqimor, u larguan”, tregon Scott.
Fotografi shpreson që videoja dhe fotot e tij të tregojnë se në një ambient të shëndetshëm, me shumë peshq dhe ushqim për peshkaqenët, këta krijesa mund të jetojnë shumë mirë së bashku me njerëzit,transmeton tch.
“Duhet të përdorim logjikën. Jepuni peshkaqenëve hapësirën e tyre dhe lërini të qetë. Gjithçka do të shkojë mirë”, shprehet Scott.