Telegrafi

Bashkëjetesa mes Ronelës dhe Young Zerkës? Tregon këngëtarja!

Ronela Hajati ka përgënjeshtruar spekulimet se ajo dhe Young Zerka janë duke bashkëjetuar.

Dy këngëtarët përfliten shpesh jo vetëm për bashkëpunimet e tyre në muzikë, por ka pasur thashetheme se ata e kanë çuar raportin mes tyre edhe në jetën personale.

Mirëpo, në një intervistë për revistën Paloma, transmeton abc.al, Ronela i ka mohuar spekulimet se ata e kanë nisur bashkëjetesën.

“Është një budallallëk me okë, sa s’di ku t’ia gjej fillin!”, citohet të ketë thënë këngëtarja.