Site icon Telegrafi

Bashkëbisedimi i mbrojtësit të Valencias dhe Busquets për anulimin e golit të Messit

Anulimi i golit të Lionel Messit në ndeshjen ndaj Valencias nga gjyqtari Iglesias Villanueva, është kryetema më e përfolur në Spanjë.

Në minutën e 30-të topi kaloi vijnë e portës së Netos, por gjyqtari nuk e pa gjithë këtë dhe nuk e pranoi golin.

Sergi Roberto nuk duron, reagon për mospranimin e golit të Messit – Kjo dy minuta pasi ndodhi gabimi nga gjyqtari (Foto)
Lexo po ashtu Sergi Roberto nuk duron, reagon për mospranimin e golit të Messit – Kjo dy minuta pasi ndodhi gabimi nga gjyqtari (Foto)

Normalisht që lojtarët e Barçës filluan me ankesa dhe pastaj kjo u bë temë edhe në tunelin e stadiumit në pushimin e pjesës së parë.

Mbrojtësi i Valencias, Jose Luis Gaya, e pyeti Sergio Busquetsin, se a ishte më të vërtetë topi brenda vijës.

Gaya: “U fut shumë apo çka?”, Busquets: “Ishte brenda pothuajse një këmbë”.

Momenti kur Messi ia shpjegonte gjyqtarit se topi ishte brenda vijës së portës (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Messi ia shpjegonte gjyqtarit se topi ishte brenda vijës së portës (Video)

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, golin për Barcelonën e shënoi Jordi Alba pas asistimit nga Messi.

Vlen të theksohet se klubi katalunas vazhdon të jetë i pamposhtur këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version