Telegrafi

Bashkë-themeluesi i Apple i shqetësuar që Apple nuk ka një telefon të palosshëm

Telefonat e palosshëm ishin në fokus gjatë Kongresit Botëror të Telefonave 2019, por përkundër të gjitha njoftimeve në dhe rreth shfaqjes, ekziston një kompani që ne të gjithë e  presim: Apple.

Apple thuhet se po shqyrton një pajisje të palosshme. Këto thashetheme u nisën pasi Apple paraqiti disa patenta për telefonat e palosshëm, por shumë patenta nuk bëhen realitet dhe ende nuk mund të dihet nëse Apple do të lansoj një telefon të palosshëm.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, ka folur në lidhje me çështjen, në një intervistë televizive me Bloomberg: “Apple ka qenë një lider për një kohë të gjatë në disa fusha si Touch ID, ID-në e fytyrës dhe pagesat me telefon. Ata nuk janë lider në fusha si telefoni i palosshëm “.

Wozniak shtoi: “Dhe kjo më shqetëson, sepse me të vërtetë dua një telefon të palosshëm”. /Telegrafi/