Site icon Telegrafi

Bashkatdhetarët në SHBA dhe ambasadori William Walker nderojnë rreshterin Afrim Bunjaku

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, pjesëtarët e komunitetit të diasporës sonë janë mbledhur për të nderuar rreshterin Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës i vrarë në krye të detyrës nga terroristët e organizuar nga Serbia.

Sipas një njoftimi të ambasadës, bashkatdhetarët tanë kanë nderuar aktin heroik të rreshterit Bunjaku, i cili dha jetën në mbrojtje të rendit dhe ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“I pranishëm ishte edhe miku i madh i Kosovës, ambasadori William Walker. Për nder të heroit Afrim Bunjaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, gjeneralmajor Arben Kingji dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, vizituan Ambasadën e Kosovës në Uashington, D.C”, thuhet në një postim në X. /Telegrafi/

Exit mobile version