Telegrafi

Basha do të luaj në Greqi, arrin marrëveshje me Arisin

PARMA, ITALY - MAY 12: Manuel Scavone of Parma Calcio competes for the ball with Migjen Basha of Bari during the serie B match between Parma Calcio and AS Bari at Stadio Ennio Tardini on May 12, 2018 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Migjen Basha duket se do të largohet nga futbolli italian pas një periudhe të gjatë.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është futbollist i lirë pasi kontrata me Barin i ka skaduar.

E në adresë të tij kanë ardhur disa oferta interesante si nga Italia ashtu edhe nga jashtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Bari këmbëngulte për t’ia vazhduar kontratën, por Basha nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra tjera nga Serie B, por suharekasi ka dashur një aventurë jashtë Italisë.

Migjen Basha (Getty Images)

Së fundmi ishte afër transferimit në Izrael tek Macabi Haifa, por gjithçka ka ndryshuar.

Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori nga Kosova karrierën do ta vazhdoj në Greqi.

31-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e famshëm grek Aris Selanik.

Basha pritet që javën tjetër të mbërrijë në Greqi për të nënshkruar me Arisin. /Telegrafi/