Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e qarkut të Shkodrës për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se “të vetëdijshëm për vlerat dhe standardet që na bashkojnë”, sipas tij duhet të ndërtojnë alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.
Bashka nënvizon se lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona.
“Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike”, ka theksuar kreu i PD-së.
Ai ka deklaruar se do të kërkojnë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar.
“Askush nuk do të jetë mbi ligjin”, është shprehur Basha. /Telegrafi/