Site icon Telegrafi

Basha shumë afër nënshkrimit më skuadrën italiane

Mesfushori i kombëtares shqiptare është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën italiane nga Serie B, Bari.

Migjen Basha kishte një aventurë të shkurtër te skuadra Como, ku u huazua nga Luzerni, por kjo skuadër nuk arriti të mbijetojë në ligë dhe lojtari mendon një tjetër destinacion.

Megjithatë, mesfushori nga Kosova kërkon të qëndrojë në Itali, ku ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij.

Lexo po ashtu Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nënshkruan me Empolin (Foto)

Është skuadra e Barit, e cila ka arritur një marrëveshje paraprake dhe tani janë  vetëm në detajet e fundit të bisedimeve me stafin e 29-vjeçarit dhe pritet që marrëveshja të finalizohet gjatë të hënës, kur Basha do të zbarkojë në qytet.

Sipas medieve italiane, ish-mesfushori i Torinos do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratën e re, pasi skuadra që zotëron kartonin e lojtarit shqiptar, nuk pritet të bëjë rezistencë pasi dëshira e lojtarit është ta vazhdojë karrierën në Itali.

Lexo po ashtu Gashi flet për golin më të mirë në karrierë, ushqimin dhe sportet tjera (Video)

Për të arritur te Basha, Bari mposhti konkurrencën e Avellinos dhe tashmë pret vetëm të zyrtarizojë blerjen e kartonit të shqiptarit që kulmin e karrierës e arriti në radhët e Torinos. /Telegrafi/

Exit mobile version