Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova i cili vdiq 15 vite më parë.
Basha ka thënë se Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Evropën moderne vijon të mbetet një shembull i evropianizmit dhe i Evropës moderne.
“Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Evropian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Basha, në një postim në Facebook.
“Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, më 21 janar janë bërë 15 vjet nga vdekja e presidenti të parë të Kosovës dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/