Telegrafi

Basha ndan foton nga Këshilli i Evropës: Me shpresë për një lajm të mirë për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka ndarë sot pamjet nga Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku shihet nën praninë e krerëve të grupeve parlamentare nga Kosova të AAK-së Besnik Tahiri dhe të LDK-së, Arben Gashi.

Basha do të marrë pjesë së bashku me delegacionin nga Kosova në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në këtë organizatë.

Lexo po ashtu ​Pas liberalizimit të vizave, Kosova sot synon të marrë dritën e gjelbër edhe për anëtarësim në KiE

Përmes një postimi në në rrjetet sociale, Basha thotë se ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të KiE, me shpresën me një lajm të mirë për Kosovën.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”, shkruan Basha në Facebook. /Telegrafi/