Telegrafi

Basha: Kundërshtimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon qartë se Vuçiqi është një hipokrit

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ka për qëllim avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Basha ka thënë se është në interes të shtetit tonë dhe të BE-së që të përshpejtoj procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

“Në muajin që lamë pas Kosova shënoj një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Kjo ishte si rezultat i një angazhimi të shtuar që bëri qeveria Kurti që nga aplikimi për anëtarësim më 12 maj 2022”, tha Basha.

Deputeti i LVV-së shtoi se për shtetin tonë vendimi i komitetit ministror përbënë një hap historik dhe tejet të rëndësishëm në forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar

“Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë të vendit tonë në familjen evropiane”, tha Basha.

Basha akuzoj edhe Serbinë për kundërshtimin që po i bënë anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ai shtoi se kjo nënkupton që Vuçiq nuk i ka në interes komunitetin serb që jeton në Kosovë.

“Kundërshtimi i Serbisë për anëtarësimin tonë tregon qartë se Vuçiqi është një hipokrit që nuk e në interes mbrojtjen dhe avancimin e komunitetit serb në Kosovë, por është vetëm një narrativ e vazhdueshme e politikës së tij e që është pengimi i subjektiviteti ndërkombëtar të shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Basha. /Telegrafi/