Site icon Telegrafi

Basha: Konkurrenca pozitive, Cana kapiten i madh

ELBASAN, ALBANIA - OCTOBER 08: Migjen Basha of Albania in action during the Euro 2016 qualifying football match between Albania and Serbia at the Elbasan Arena in Elbasan on October 08, 2015. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Migjen Basha u rikthyer titullar pas shumë kohësh, pasi kishte edhe shumë lëndime. Ai barti edhe shiritin e kapitenit.

Ai e pranon se i nevojiten ende edhe shumë minuta në këmbë për të fituar formën ideale.

“Ka kaluar rreth një vit që kur jam rikuperuar dhe kam pasur probleme të mëdha në verë në Luzern, por edhe te Como sepse nuk jam përgatitur”.

“Unë dua të luaj 90 minuta për të fituar formën dhe stërvitja e rregullt me ndihmon të fitoj formën optimale”.

“Vitet e fundit kjo kombëtare është përmirësuar shumë në çdo rol. Konkurrenca është shumë pozitive sepse çdo lojtar duhet te jap 100 % në çdo stërvitje dhe me pas vendimin e merr trajneri “.

Shiriti i kapitenit iu dorëzua pikërisht Bashës në miqësoren me Luksemburgun dhe ai e pranon se ky ishte një emocion i veçantë.

“Me pëlqen fakti që mbajta shiritin e kapitenit sot, por ne kemi një kapiten me personalitet shumë të madh dhe është shumë e vështirë që ta zëvendësosh”, ka thënë Basha për Supersport. /Telegrafi/

Exit mobile version