Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përsëri ka shfaqur bindjen e tij se kanë dal fitimtar në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielen.
Sipas tij, rezultatet tregojnë se kanë të bëjnë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste.
“Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS-së dhe një rritje të numrit të votave për PD-në e koalicionin për Ndryshim. Ky është fillimi, pas kutive ku shpresonin që ishin bastion por qartësisht u ndëshkuan, si zona 10 në Tiranë”, tha Basha.
Aktualisht, Partia Socialiste është duke prirë në rezultatin preliminar.
PS ka marr 270,738 vota apo 49.36 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 212,951 vota apo 38.83 për qind.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote. /Telegrafi/