Bari është duke luajtur me Citadellan e vlefshme për javën e 10-të të Serie B.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka shënuar golin e barazimit për Barin në minutën e 20-të.
Ishte një goditje këndi e harkuar në zonë dhe Basha me kokë gjuan bukur për ta tundur rrjetën.
Citadella kishte kaluar e para në epërsi me golin e Salvinit.
Basha në këtë ndeshje është duke e mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Mesfushori ka qenë i pranishëm edhe në tubimin e fundit të Kombëtares, ndërsa bëri një ndeshje të bukur kundër Italisë.
Basha shumicën e karrierës e ka kaluar në Itali me klube si Atalanta, Torino e Frosinone. /Telegrafi/