Mesfushori shqiptar, Migjen Basha, duket se po kalon një rini të dytë në rajonin e Puljas. Pas një viti të shoqëruar nga dëmtimet e shumta në radhët e Torinos, ai është rikthyer më i fortë se kurrë duke marrë në dorë frenat e mesfushës së Barit.
Pas 20 ndeshjesh sezonale me fanellën e skuadrës së Barit që këtë sezon endet në zonën ‘play off’ për t’u rikthyer në Serie A, 30-vjeçari ka bërë paraqitje pozitive që ka fituar besimin e trajnerit Colantuono.
Në intervistën dhënë për Supersport, Basha ndalet më pas te analiza që i bën grupit eliminator, duke e pranuar se humbja ndaj Izraelit e ka komplikuar shumë situatën për Shqipërinë.
I pyetur për strategjinë që do të zgjedhë Shqipëria në ndeshjen kundër Italisë, Basha ka thënë se kuqezinjtë do ta ndërtojnë ndeshjen si të gjitha sfidat e tjera paraardhëse.