Site icon Telegrafi

Basha humbet durimin: Doni luftë, luftë do të ketë

Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka trashur tonet e akuzave sot nga çadra e opozitës.
Madje ai bëri thirrje edhe për luftë.

Duke “kundërshtuar” këshillën e Krishtit, Basha tha: “kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”.

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat.
Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha.

Ai akuzoi qeverinë se tenderët, koncesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim.

“Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, republika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj Shqipërinë peng e të burgosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha. /tiranaobserver/

Exit mobile version