Baseli ka shpërblyer disa prej lojtarëve të rinj.
Në mesin e shumë futbollistëve të rinj që u shpërblye ishte edhe Landrit Ejupi.
Ky i fundit është vetëm 17 vjeçar dhe vjen nga qyteti i Gjilanit, transmeton Telegrafi.
Ai është ndër lojtarët më të mirë të Baselit U17 dhe konsiderohet si perspektiva e skuadrës.
Kujtojmë se prej kësaj akademie të ekipit zviceran ka dal edhe Xherdan Shaqiri dhe vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka. /Telegrafi/