Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, nuk dëshiron që të flasë për një rikthim të mundshëm të Leonardo Bonuccit.
Bashkë me Chiellinin, Barzagli dhe Bonucci formësuan treshen e famshme “BBC” te Juentusi.
Bonucci kaloi te Milani për 40 milionë euro, që u cilësua edhe një vendim shokues nga lojtari.
Tashmë ka spekulime se lojtari po mendon rikthimin në Torino, por ish-bashkëlojtari i tij nuk dëshiron që të bisedojë për bashkimin e sërishëm të BBC”.
“Përtej marrëdhënies me Leon, mendoj se nuk është e drejtë ndaj lojtarëve të tanishëm që i kemi në ekip të flasimj për këtë. Është një gjë që duhet të vendosë klubi dhe menodj se ata e dinë se çka po bëjnë”.
“Pogba? Pas transferimit të Ronaldos mund të lidhni shumë emra me Juven, por unë nuk di ndonjë gjë, nuk ka të bëjë asgjë me mua”, deklaroi Barzagli.
Juventusi konsiderohet favorit që edhe këtë vit ta fitojë Serien A. /Telegrafi/