Telegrafi

Barzagli nuk është stërvitur me Juven, mungon ndaj Realit?

Andrea Barzagli gjatë ndeshjes ndaj Torinos (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, nuk është stërvitur me Juventusin mëngjesin e së martës.

Kështu ai mund të humbas ndeshjen kthyese të çerekfinales ndaj Real Madridit në Bernabeu.

Zonja e Vjetër u stërvit në Vinovo (Torino) para se të udhëtonte në Spanjë dhe stërvitja ishte e hapur për tifozë dhe media.

Lexo po ashtu Del Piero: Juventusi dhe Roma mund të kalojnë në gjysmëfinale

Barzagli nuk ishte pjesë e seancës stërvitore dhe kështu filluan spekulimet për mungesën e tij ndaj Los Blancos.

Federico Bernardeschi i është kthyer stërvitjes me shokë, gjithashtu edhe Paulo Dybala, Benedikt Howedes dhe Rodrigo Bentancur.

Por, asnjëri nga këta nuk do të udhëtoj në Madrid, Dybala dhe Bentancur janë të suspenduar, kurse Howedes nuk është në listën e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 0-3 në të mirë të Realit. /Telegrafi/