Telegrafi

Barzagli e krahason angazhimin eventual të Guardiolas me Ronaldon: Nuk besonin edhe kur erdhi CR7

Pep Guardiola (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Andrea Barzagli ka thënë se Maurizio Sarri akoma nuk është trajner i Juventusit dhe se drejtimin e skuadrës mund ta marrë Pep Guardiola.

Pas largimit të Massimiliano Allegrit, trajneri i Chelseat u bë favorit për të marrë drejtimin e kampionit italian, mirëpo ka të tjerë që thonë se trajneri i Manchester Cityt është akoma njëri nga opsionet.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pep Guardiola

“Njerëzit duket se po mendojnë se Sarri është punë e kryer, mirëpo vendimi nuk është marrë ende dhe akoma po përmenden shumë emra”.

“Nuk e di cila është situata te Juve, por kam dëgjuar të flitet për Guardiolan dhe është mirë të ëndërrosh”, ka thënë tashmë ish-lojtari Juves gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Catanzaro.

“Fundja, askush nuk besonte në vitin e kaluar kur erdhi Cristiano Ronaldo, mirëpo ëndrrat mund të bëhen realitet. Do ta shohim kur klubi ta bëjë njoftimin”, ka shtuar Barzagli. /Telegrafi/