Juventusi e kishte eliminuar Barcelonën vitin e kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Këtë vit dy gjigantët evropian do të ndeshen me njëra tjetrën në grupet e kësaj lige të madhe evropiane.
Mbrojtësi italian i Juventusit, Andrea Barzagli ka thënë se duhet të kenë kujdes nga Barcelona.
“Pesë muaj më parë luhej një çerekfinale, tani jemi në fazën e grupeve dhe luajë për tre pikë të rëndësishme”.
“Barcelona qëndron mes klubeve më të mira në botë, prandaj duhet pasur kujdes”.
Në fund reprezentuesi italian ka folur për bashkëlojtarin e tij, Paulo Dybala, ku thotë se është e ardhmja e futbollit.
“Dybala mund të përmirësohet akoma. Ai dhe Neymar janë e ardhmja e futbollit”, përfundoi Barzagli. /Telegrafi/