Mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra do të jetë i larguari i parë nga ‘Camp Nou’.
Pasi nuk ka gjetur hapësirat e duhura nën drejtimin e Luis Enriques, Bartra ka bërë të ditur se do të largohet në fund të stinorit nga Barcelona.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin anglez, pasi disa skuadra kanë shfaqur interesim për të.
Manchester United, Liverpool, Tottenham Hotspurs dhe Everton janë skuadrat që po e kërkojnë Bartran në Angli.
Ndërkohë përpos ekipeve anglez edhe dy gjermane, Schalke 04 dhe Borussia Dortmund janë skuadrat që kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/