Telegrafi

Bartomeu: Do vijnë dy ose tre lojtarë të ri që kemi marrëveshje me ta

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson se klubi do të bëjë dy ose tre transferime, por këmbënguli se skuadra e tanishme është poashtu e madhe.

Blaugranët shtuan mbrojtësin Nelson Semedo në skuadrën e tyre nga Benfica në një marrëveshje me vlerë 30 milionë euro, ndërsa kthyen për 12 milionë euro edhe Gerard Deulofeu nga Everton.

Lexo po ashtu Semedo arrin te Barcelona për teste mjekësore (Foto/Video)

Megjithatë, sipas Bartomeut këto transferime nuk janë të fundit për Barcelonën, pasi në skuadër do të vijnë edhe dy ose tri transferime të reja.

“Unë dua të jap një vlerë të shtuar për skuadrën e tanishme, edhe pse ne kemi lojtarë të mëdhenj”, ka thënë fillimisht Bartomeu në një intervistë me El Periodico.

“Gjithkush pyet: ‘Kush do vjen? Kush nuk do vjen? ‘ Sepse kjo është ajo që me të vërtetë gjeneron eksitim te tifozët”.

Lexo po ashtu Iniesta: Valverde, njeriu i duhur për ta çuar Barçën përpara

“Ne jemi duke punuar në të. Dy ose tre lojtarë do të vijnë nga jashtë klubi. Ka një rrugë të gjatë deri në përfundim të afatit kalimtar, kemi afat deri në fund të gushtit”.

“Ka disa nënshkrime, por unë nuk mund t’i njoftoj ato derisa të përfundohen. Robert është shumë i qartë se kënd e duam”, përfundoi Bartomeu. /Telegrafi/