Site icon Telegrafi

Bartomeu: Rikthimi i Guardiolas te Barcelona do të ishte i mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të kthehet në Barcelonë ose si trajner ose në një tjetër rol, ka thënë presidenti Josep Maria Bartomeu.

48-vjeçari Guardiola fitoi 14 trofe në katër sezonet e kaluara në Camp Nou, duke fituar tre tituj të La Ligas dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve.

Koha e kaluar te Barcelona ka lënë shenj dhe të gjithë janë të dashuruar në të dhe këtë e ka treguar edhe presidenti i klubit, Bartomeu, i cili do të pëlqente një rikthim.

Lexo po ashtu Bartomeu: Marrëdhëniet e Messit me Barçën do të zgjasin përgjithmonë, duam kontratë të re për 'njeriun e një klubi'  

“Ai mori vendimin për të ikur dhe natyrisht, kur Barca kërkon një trajner të ri, unë jam i sigurt se ai do të jetë një nga kandidatët e bordit të ardhshëm”, ka thënë fillimisht Bartomeu për një intervistë ekskluzive me ESPN.

“Mendoj se Pep kohëve të fundit ka thënë se ai nuk e sheh veten si trajner të ekipit të parë përsëri, por ndoshta me akademinë”.

“Ai është shumë i qartë për filozofinë dhe stilin e lojës dhe të kemi mundësi për ta sjellë atë në shtëpi do të ishte diçka e madhe për klubin dhe për lojtarët”, përfundoi presidenti i ekipit katalunas. /Telegrafi/

Exit mobile version