Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu nuk ka ‘plane’ për ta sjellë Neymar dhe duket se përjashton mundësinë e nënshkrimeve të reja në janar.
Bartomeu ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për mediumin El Mati de Catalunya Radio gjatë të hënës.
Ai u pyet në lidhje me një rikthim në Camp Nou te yllit brazilian, Neymar, por përgjigja e tij ishte negative.
“Neymar u largua dhe nuk pritet të kthehet te Barça, nuk ka plane për ta rikthyer atë”, ka thënë fillimisht Bartomeu në intervistën e tij.
“Askush nuk është planifikuar të nënshkruhet në janar”.
“Kjo është një skuadër më e vogël sepse ka lojtarë të B-së që kanë dhënë sinjale të forta se ata mund të jenë në ekipin e parë”.
Ndryshe, Neymar e la Barçën vitin e kaluar për t’u bashkuar me PSG për një rekord botëror transferime për 222 milionë euro.
Por, spekulimet në javët e fundit kishin lidhur sulmuesin me të dy gjigantët spanjoll, Barcelonën dhe Real Madridin. /Telegrafi/